Mbrëmë në Gjilan, para mysafirëve të ftuar dhe nën tingujt e një muzike të lehtë, është bërë hapja zyrtare e “Pizza Crust” edhe në Gjilan, e cila është pika e tretë e këtij brendi në Kosovë.
Ndërmarrësi Ekrem Tahiri, përfaqësues i “Pizza Crust” për Kosovë, i cili edhe ka bërë hapjen zyrtare të këtij lokali, ka thënë se është kënaqësi e veçantë për të gjithë neve që “Pizza Crust” po pëlqehet dhe se edhe duke u zhvilluar me hapa të shpejtë në vendin tonë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai u shpreh i sigurt se gjatë vitit të ardhshëm kemi me e pas këtë brend edhe në të gjitha qytetet tjera më të rëndësishme në vendin tonë, por do të jetë edhe në Rajonin e Ballkanit.
Tahiri tha se “Pizza Crust” është një picë unike italiane me një recetë unike, të veçantë e sekrete, e cila përbëhet edhe me disa përbërëse shumë kualitativ që e bëjnë të veçantë dhe të gjithë ata njerëz që e kanë shijuar, pjesa më e madhe e tyre e kanë pëlqyer.
“Sigurisht se për shije është vështirë me fol, mirëpo mbi 95 për qind nga ata që e kanë pasur rastin me e hëngër këtë picë kanë qenë të kënaqur dhe kanë vazhduar me qenë konsumues të saj edhe më tutje. Përndryshe, tani edhe qyteti i Gjilanit ka me pas mundësinë që për “Pizza Crust”, jo vetëm me ardhë në këtë pikë këtu, mirëpo edhe me porositë dhe ne, në afat rekord, do të bëjmë dërgesa në tërë qytetin e Gjilanit”, ka thënë Ekrem Tahiri transmeton 2LONLINE.com.
Ai shtoi se menaxhmenti dhe ekipi e krijuar e kësaj pike të këtij brendi në Gjilan do të jetë në shërbimin e të gjithëve dhe se së bashku do ta zhvillojmë këtë brend edhe më tutje.
Ndërsa, Shpëtim Miftari, drejtor i pikës, “Pizza Crust” në Gjilan ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në hapje të kësaj pike të këtij brendi, duke premtuar se do të jenë në shërbim të klientelës me një picë që do të pëlqehet nga të gjithë, sepse, siç u shpreh ai, është pica më e mirë në botë, ndërsa premtoi edhe shërbime cilësore që do të ofrojë ky restaurant familjarë, e që do ta bëjë klientin të jetë i kënaqur. /2LONLINE.com/