/2L ONLINE/ – Mësimdhënia nuk është thjesht profesion, por është art, që nuk do të thotë se mund të jetë gjithkush. Sikur Leonardo Da Vinçi të kishte dëgjuar sugjerimet e të tjerëve, sot nuk do ta kishim Monalizën… Prandaj , askush nuk është më i thirrur se mësimdhënësi, të vlerësoj se si e çfarë e kemi arsimin dhe se çfarë duhet të ndërmerret në përmirësimin e gjendjes në arsimin tonë.
Kaherë kemi reaguar se sistemi arsimor është në rrezik, duke dashur që të tërheqim vëmendjen e udhëheqësve te arsimit, se nuk i kemi punët mirë, e për t’iu shmangur tragjedisë, që na ndodhi sot!
Rezultatet e publikuara nga “PISA”, dhe renditja jonë në vendin e 68 nga 70 , sa janë gjithsejtë, më nxiti të ju lus gjithë juve , që të mos i kushtoni shumë rëndësi anës formale, por asaj profesionale.
MASHT, ka vendosur të na çmend me kurrikula vendesh të ndryshme, që nga Kanada , Gjermania, Finlanda … dhe krejt atë traditë të mësimdhënies e nxënies shqiptare-kosovare e harruam, si demode! Të mos harrojmë se në Kosovë nuk kultivohen bananet, portokajtë , fiku…!
Demokracia kosovare, dallon nga ajo evropiane ku ka rregulla, zbatueshmeri e përgjegjësi… ku edhe mbreti i përkulet mësuesit, ku prindi është i detyrueshëm të shkojë në shkollë edhe me qindra kilometra, pa marrë parasysh punët e tij personale, ku prindi sanksionohet, nëse i biri – e bija ka rënë ndesh me ligjin…!
Ku edukatës i kushtohet rëndësi primare, e mësimnxënia është sekondare, ku nuk është domosdoshmëri që fëmija i mësuesit patjetër duhet të bëhet mësues, i politikanit, gjykatësit , mjekut , … ta trashëgoj profesionin e prindit …!
Prandaj, thënia popullore ;”Si e ke oborrin, e ke shtëpinë, si i ke prindërit, i ke fëmijën”, është rezultati i publikuar nga “PISA”, dhe nëse vazhdojmë kështu, veç sa do të fundosemi më shumë…!
Duke Iu dëshiruar shëndet të mirë, dashuri, lumturi e suksese në jetë e punë, ju ftojë që deri në gjysëmvjetorin e dytë ta bojkotoni publikimin e orëve mësimore, plan-programeve, etj ., mbase deri atëherë edhe mund të na vije ndonjë donacion për shpërlarje parash, e vazhdojmë me kurrikulat e teknika të reja ?!
Deri atëherë kultivojmë molla, dardha, qershia dhe i fshijmë buzët për murrizi! /2L ONLINE/