/2L ONLINE/ – Pas publikimit të rezulateteve të PISA në shkollat e Kosovës duhet të bëhen matje edhe për arsimin e lartë ose një PISA për UP-në, për arsimimin e mirëfilltë të rinisë tonë, dhe ngritjen e nivelit për punë të përbashkëta në shkencë. Situata e tanishme; Si duket, të gjithë nga pak i kemi fajet. Kemi lejuar punësime në poste pa merita. Edhe akademikët, nga frika e pushtetit dhe ndëshkimit, nuk kanë krijuar rrethin e tyre të mirëfilltë që t’i filtrojnë kuadrot e mira. Shumë pak ose jo sa duhet përfillen ata që kanë kryerë ose fituar tituj në një universitet të huaj.
Edhe pse për nga numri (kuantiteti i diplomave, universiteteve dhe kolegjeve) dhe të diplomuarve nuk jemi keq, me të drejtë kur e shikon punën në terren, arsimi dhe shkenca, kurrë nuk kanë qenë në nivel më të dobët…Edhe mësimi, studimi, hulumtimi duhet të bëhet kulturë dhe ne duhet ta kuptojmë këtë. Pse ka shumë të rinj që kanë kryer fakultete, disa kanë doktoruar, por shkenca sërish ngecë. Pse? Deri diku përgjigjen, ose fillin, e gjeta tek mësimdhënësit që vrapojnë nga institucionet shtetërore drejt në fakultet. Me siguri deputeti, ministri etj. do ta rris buxhetin, por i bën dëm vetvetes dhe shtetit e gjithë shoqërisë në këtë mënyrë. (Kur jemi te pagat; këtyre ministrave ua kisha rritur ato, si në Gjermani, veç të mos bëhen gazë herë këtu herë atje… e punë kërkimore dhe efektive askund hiq). Ky është gabimi i parë. Pastaj Biblioteka Kombëtare. Paramendo Republika e Kosovës, me dy universitete publike, në bibliotekë nuk kishte ose ka vetëm një makinë fotokopjimi. Dhe kur asistenti nuk është aty, e ka shkuar në pushime… Pra, dështon fotokopjimi. Më e keqja ky Universitet publik se nuk po i huazon as libërat. Në bibliotekë thanë, nuk guxon të kopjosh librin, mundesh ta lexosh këtu, ose përzgjedh 10 faqe, ku të duash, dhe kopjoje. O sa mirë që kemi internet dhe ja bëjmë hallini disi për literaturë! Unë po mendoja se puna e bibliotekave duhet bëhet si në Gjermani, ku mundesh t’i kopjosh, sa të duash, veç a ke para…Çdo punim të doktoraturës mund ta fotokopjosh dhe ta lexosh në qetësi..!
Metoda e të bërit shkencë dhe hulumtimi i një temë shkencore
Shkencën e bëjnë njerëzit e përkushtuar dhe të pa-politizuar. Shtrohet pyetja; a bënë instituti ose katedra e gazetarisë në Prishtine hulumtime empirike (e kam fjalën për analiza empirike kuantitative, statistikore…)? Duke lexuar kalimthi një punim diplome, bukur të mirë(thuhej) e vrejta sa kishte mangësi punimi. Parasëgjithash kishte defekete tek metoda e punimit dhe sa kam vrejtur te gazetaria por edhe drejtimet tjera sociale se nuk merren shumë me çështjen e metodës, dhe elaborimin e saj kur shkruajnë punime shkenëcore. Kjo mangësi vrehet edhe tek analizat statistikore dhe hulumtimet kualitative ose ato kuantitative ku një pjesë e madhe e analizave kanë të bëjnë me sondazhet e medieve. Natyrisht në trend është kudo nëpër universitetet e njohuar në Evropë dhe më gjerë që punimet shkencore shoqërohen me analizat kualitative dhe kuantitative pra jo vetëm në drejtimin e gazetarisë por edhe në shkencat politike, psikologji e etj. Natyrisht në mungesë të shkencës së mirëfilltë, dalin shumë agjenci private dhe bëjnë sondazhe, me tema nga fusha e mediave, për shembull, se cili medium shikohet më shumë? Prandaj na duhet një forum i sociologëve apo i gazetarisë shkencore të Kosovës, sepse shumë prej këtyre sondazhe nuk janë profesionale dhe janë të njëanshme.
Kosova ka mungesë të një institut të tillë, ku do të bëheshin analiza shkencore të cilat do t’i hynin në punë edhe shtetit edhe shkencës. Pra, besoj se secili prej nesh ka të drejtë, si t’i teket, të gjykojë, të kritikojë sondazhet, por përgjegjësia pse nuk ka institute hulumtuese bie mbi shtetin, mbi universitetin dhe njerëzit e punësuar aty. Akademikët tanë duhet t’i përveshin mëngët dhe të punojnë me kompetencë. Të investojnë kohë dhe ta bëjnë punën me kompetencë dhe kjo iniciativë duhet të niset nga universiteti. Marrja me shkencë duhet të përmirësohet që nga niveli i punimeve të diplomave, nga punimet e masterit apo punimet e doktoraturave nga univerzitetet e huaja t’i përkthejë në shqip, t’i botoj për publikim nacional. Këto punime po ashtu do të mund të shërbenin si mostra mbi bazë të cilave do bazoheshin temat e diplomave për studentët.
Edhe nga disa vrojtime të disa punimeve të diplomës të studentëve në degën e filologjisë të cilët kishin mbrojtur temat e tyre dhe kishin kryer studimet, për fat të keq rezultoi negativ. Nuk hasa në ndonjë analize empirike kuantitative në sojin e sondazhit. Edhe më keq, shumica e punimeve ishin shumë të cekëta, kishin diku nga 15-25 faqe dhe pak referenca 10 – 20. Kjo, vërtet nuk mjafton të quhet shkencë dhe dëmton imazhin e universitetit. Natyrisht, katedra e sociologjisë por edhe asjo e gazetarisë duhet të bashkëpunojnë në UP duke inkorporuar edhe një ekip të specializuar të statistikës. E njëjta do të duhej të bëhet edhe në universitetin e psikologjisë dhe shkencave politike, mbase shumica e punimeve ashtu si në gazetari janë analiza kualitative!
Nga muaj nëntor 2016 UP-ja ka hapur konkurs për mësimdhënie (si dozent) për analiza quantitative dhe kualitative në gazetari, shkencat politike dhe psiklologji etj. Kjo është shumë e domosdoshme, por çfarë ti bësh kur profesori nuk merrë erë në këtë drejtim dhe punëson docentin t´i ndihmoje. Pra në universitetet gjermane, në degët e gazetarisë, janë profesorët të specializuar dhe të doktoruar në gazetari dhe njihen si profesor të dëshmuar edhe për statistik dhe analiza kuantitative dhe kualitative. Pra para se të punësohen docentët duhet punësuar edhe profesorë që janë ekspertë në këtë lëmi. Prandaj duhet bërë reforma rrenjësore, pra nuk duhet kursyer në kuadro por duhet hapur edhe vende te tjera të punës në këtë drejtim.
Universiteti do të duhej angazhuar kuadro të këtyre lëmive, edhe me tituj magjistër dhe doktorë nga universitetet e huaja, mbase ata mund të sjellin përvojën e tyre nga vendet ku kanë mbrojtur titujt e tyre akademik. Gjithsesi na duhet një debat më i gjerë dhe më profesional se si të arrijmë një përmirësim në këtë drejtim, bashkërisht! Kjo duhet bërë tërësisht pa politizime dhe pa inate personale. /2L ONLINE/