Konsumimi i pijeve jo kualitative, atyre të ëmbëlsuara me sheqer artificial, është shumë i lartë, veçanërisht te fëmijët dhe adoleshentët.
Hulumtimet kanë treguar se energjia e konsumuar përmes pijeve të cilat përmbajnë kryesisht sheqerna të thjeshta, grumbullohet më shumë në organizëm se sa energjia e konsumuar nga pijet e shëndetshme, që përmbajnë kombinim të lëndëve të ndryshme ushqyese.
Për më tepër, pijet e ëmbëlsuara artificialisht, japin një ndjenjë edhe më të madhe etjeje, duke shtuar më shumë nevojën për konsumim.
Në këtë mënyrë pijet me sheqerna artificial kanë prirje më të madhe për të nxitur obezitet te fëmijët dhe të rinjtë, që më pas lidhet me një varg problemesh tjera shëndetësore.
Ekspertët këshillojnë fëmijët dhe prindërit të mos shmangin konsumimin e lëngjeve, por të zgjedhin ato që janë qind për qind natyrale, t’i shtrydhin vetë ose të konsumojnë më shumë pemë të freskëta në vend të lëngjeve.