Komuna e Kamenicës ka njoftuar qytetarët e saj se pezullohet përkohësisht puna në QMF-Qendër (tek Kisha) në Kamenicë.
“Pezullimi i punës është bërë për shkak se tre punëtorë në këtë QMF kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe stafi tjetër pritet të testohet gjatë ditës”, thuhet në njoftim, transmeton 2LONLINE.com.
Udhëzohen të gjithë pacientët e kësaj QMF që vizitat mjekësore t’i realizojnë në QKMF-Kamenicë. /2LONLINE.com/