(2L ONLINE) – Aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve për peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike po nënshkrueht edhe në Gjilan. Siç bëjnë të ditur përfaqësues të OJQ KCIC nga Gjilani, gjilanasit janë duke traguar gatishmëri për të nënshkruar peticionin në fjalë. Disa prej tyre që nënshkruheshin tek një pike, para Teatrit të Qytetit, edhe ashtu thane se rryma është e shtrejntë.
Përndryshe, ky aksion i nënshkrimit të peticionit në fjalë është organizuar nga Koalicioni i Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare, i përbërë nga afro 70 subjekte joqeveritare dhe sindikale dhe përve] n] Gjilan nëshkruhet edhe n ëdisa komuna tjera.
Ja teskti I peticionit:
Peticion kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike
Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës nënshkrues të kësaj nisme legjislative, ushtrojmë të drejtën tonë konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës (neni 79) dhe Ligjit nr.04/L-025 për nisma legjislative, duke kërkuar nga Kuvendi i Kosovës ndryshimet e nevojshme ligjore të mundësojnë që çmimi i energjisë elektrike të reflektoj gjendjen sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë elektrike.
Në funksion kësaj, ne kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që sa më parë të ndërmarr këta hapa:
Përmes një Rezolute të anuloj Vendimin V_645_2014 e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 29 gusht 2014.
Të amendamentohet Ligji nr.03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku do të largohej TVSh prej 16% nga fatura e energjisë elektrike.
Kuvendi i Kosovës të anuloj vendimin e saj dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për rentën prej 3 euro për ton qymyri të shfrytëzuar.
Të amendamentohet Ligji nr.03/L-185 për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, në të cilin obligohet ZRRE të ndryshoj rregullat për vendosjen e çmimeve. Po ashtu, përmes Ligjit të ri për ZRRE, Kuvendi obligon Bordin e ZRRE që përveç ndryshimit të rregulloreve për vendosjen e çmimeve, të aprovoj një rregullore për mënyrën e përllogaritjes së gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve të energjisë, ashtu siç kërkohet me nenin 1, pika 4, të Ligjit aktual për ZRRE.
Kuvendi i Kosovës të shkarkoj anëtarët e Bordit të ZRRE për arsye të shkeljeve etike dhe ligjore, si në vijim:
Mos marrjen për bazë të gjendjes sociale dhe ekonomike të konsumatorëve me rastin e vendosjes së tarifave të reja, ashtu siç kërkohet me nenin 1 të Ligjit për ZRRE.
Ndikimin politik të anëtarëve të Bordit, me që rast Bordi i ZRRE nuk ka marrë vendim për tarifat e energjisë para datës 31 mars 2014, atëherë kur kanë skaduar tarifat e energjisë, por duke marrë vendim menjëherë pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit 2014. /2L ONLINE/