Brenda 12 orëve janë regjistruar pesë lëvizje tektonike në afërsi të Regjionit të Gjilanit. Siç kanë raportuar edhe qytetarët, lëkundjet kanë ndodhur në afërsi të Shkupit, por disa prej tyre janë ndjerë edhe në Gjilan. Derisa, Qendra Sizmologjike emsc-csem.org, tregon se dridhjet e sotme kanë ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni.
Në ora 15:10, qytetar të shumtë të Gjilanit, por edhe të komunave të tjera të Kosovës, kanë raportuar për lëkundjet e Tokës. Qendra Sizmologjike emsc-csem.org, raporton se epiqendra e dridhjes është rreth 6 kilometra në lindje të Shkupit. E njëjta qendër tregon se ka regjistruar lëkundje të tokës prej 5.2 shkallësh të Rihterit me thellësi prej 4 kilometrave. Derisa, raportohet për dëme materiale në Shkup.
Qytetarët e Gjilanit të shqetësuar kanë raportuar drejt portalit 2L ONLINE për lëkundjet e Tokës, duke rikujtuar dëmet e konsiderueshme që sollën lëvizjet tektonike të vitit 2002 në këtë zonë.
Dy tërmet të tjera janë dëgjuar pas orës 15:10, po në zonën e Shkupit, por me intensitet më të vogël, 2.8 (ora 15:19) dhe 2.1 shkallë të Rihterit (ora 15:30).
Edhe në mëngjes janë dëgjuar lëkundjet, të cilat janë ndje në Gjilan. Intensiteti, megjithatë ka qenë më i vogël. Derisa, të shqetësuar kanë qenë qytetarët e Shkupit, në zonat ku ka qenë epiqendra e tërmetit.Duke iu referuar Qendrës Sizmologjike emsc-csem.org, në ora 7 të mëngjesit në afërsi të Shkupit janë dëgjuar dy lëkundje me magnitudë 4.1 dhe 2.8.
Është raportuar se lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiran. Raportime për lëkundje të tokës kanë ardhur edhe nga Ferizaj. Dridhjet janë ndjerë më shumë në zonat e ulëta. / 2L ONLINE /