Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, janë arrestuar pesë të dyshuar për posedim marihuana.
Sipas policisë, nga të arrestuarit tre prej tyre janë kosovar, dy të tjerë me nënshtetësi zvicerane.
Gjatë kontrollit në automjetin në të cilin gjendeshin, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë 1095.7 gram.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.