Janë arrestuar pesë persona në Komunën e Kamenicës, pasi nuk kanë respektuar masat e qeverisë për kufizim të lirisë së lëvizjes në kohën e caktuar. Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë.
Në fshatin Koretin të Kamenicës më 31 mars ora 22:05, janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, kur jemi te rastin tjetër, nga raporti policor mësohet se në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, po më 31 mars, ora 23:40, janë arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.