Pesë mijë nxënës kosovarë të moshës 15 vjeç, më 15, 16 dhe 17 prill, do të vlerësohen për aftësitë e tyre shkollore dhe jetësore, nga Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”.
Kosova, do të marrë pjesë për herë të parë në këtë program, në të cilin do të testohen fëmijët e 70 vendeve të botës, në tri fusha atë: në të lexuar; matematikë dhe në shkenca natyrore.
Nxënësit tashmë kanë filluar përgatitjet duke mbajtur edhe orë shtesë në disa lëndë mësimore.
Rezultatet nga programi ndërkombëtar “PISA”, për vlerësimin e nxënësve kosovarë nga 225 shkolla të vendit tonë, do të bëhen publike në vitin 2016.