DYLON

Vazhdon debati për 100-ditshin e Qeverisë

Avatar photo Redaksia

Deputetët edhe sot do të vazhdojnë debatin parlamentar lidhur me punën 100 ditësh të kryeministrit Isa Mustafa dhe Programin Qeverisës, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë.

Seanca do të vazhdojë me shqyrtimin e parë të projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, rekomandimin për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015, rekomandimin e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

EkoHigjiena

Ndryshe, dje njëqind ditët e para të qeverisjes aktuale janë vlerësuar të pa shpresë nga deputetët opozitarë për qytetarët e vendit, derisa pozita kishte vlerësime kryesisht pozitive për punën e koalicionit qeverisës në këto njëqind ditë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.