Votimi për pesë marrëveshjet ndërkombëtare është shtyrë për një seancë tjetër, pasi nuk pati kuorum në seancën e sotme të Kuvendit.
Përkundër debatit rreth katërorësh nuk janë siguruar votat e mbi 81 deputetëve, aq sa nevojitet për të marrë dritën e gjelbër. Në votim nuk morën pjesë dy partitë opozitare, LVV dhe PDK, ndërsa partitë në pushtet nuk kishin më shumë se 58 vota.
Marrëveshja që ishin në rend të ditës për t’u votuar ishte edhe ajo për Shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
Kuvendi i Komunës në Gjilan, më parë kishte aprovuar propozimin e Kryetarit të Komunës nr.02-320 të datës 08.05.2019 për Shpalljen e Interesit të Ligjshëm Publik për shpronësimin e pronave të paluajtshme private në ZK Uglar për sigurimin e tokës për nevoja të implementimittë Projektit “Fabrika për Trajtimin e Ujërave të Zeza”, ndërsa sot, ky projekt jetik për qytetarët, për tu realizuar, duhet të mbështetej edhe nga Parlamenti i Kosovës.
Javë më parë, Kosova dhe Banka Evropiane Investive (BEI) kishin nënshkruar marrëveshjen e kredisë në vlerë prej 11 milionë eurosh për financimin e projektit “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza”, e cila marrëveshje u nënshkrua nga ish-Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, dhe përfaqësuesit e Bankës Evropiane Investive, Tom Gilliams dhe Ayse Nil ADA.
Ishte bërë e ditur, se ky projekt ofron qasje të përmirësuar në shërbimet e ujit dhe trajtimit të ujërave të zeza për më shumë se 90,000 qytetarë të Komunës së Gjilanit dhe si rezultat i këtij investimi, do të zvogëlohet ndotja e ujërave lokal dhe do të përmirësohet kualiteti i shëndetit publik”.
“Projekti do të bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (10 milion euro), ndërsa Kosova do të jetë po ashtu përfituese e Grantit të BE-së përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (ËBIF) me një shumë prej EUR 3.1 milion si mbështetje për përgatitje dhe implementim të projektit”.