Në vazhdën e shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, ka bërë sot shpërndarjen e ndihmave humanitare edhe për 5 familje me gjendje të rëndë ekonomike të komunitetit ashkanlinj në Pozheran.
Ky donacion i Caritas Kosova, që u shpërnda në kuadër të Drejtorisë në fjalë, kryesisht ishte në pako ushqimore dhe veshmbathje.
Pos ndihmave të sotme për këto 5 familje, ndihma i’u ndanë ditë më parë edhe 29 familjeve të përzgjedhura si familje në nevojë, nga Qendra për Punë Sociale në Viti.