Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos do të ligjërojë para trajnerëve të Kosovës me anë të një videokonference.
Videokonferenca do të mbahet të dielën (14 qershor) nga ora 19:00, ku pritet të marrin pjesë shumë trajnerë vendorë, thuhet në njoftimin e FBK-së, transmeton 2LONLINE.com.
Tema e ligjërimit do të jetë Sulmi tranzicional dhe Sulmi i Hershëm, kurse trajnerët mund të interesohen edhe për tema të tjera me interes për basketboll. Ligjërata është shumë e mirëseardhur për trajnerët vendorë, sidomos në këtë kohë pandemie, kur janë pezulluar aktivitetet sportive për shkak të pandemisë COVID-19.
Më herët, Marmarinos ka ligjëruar edhe para gjyqtarëve të Kosovës, në lidhje me raportin trajner-gjyqtar.
Ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë basketbollin në çfarëdo forme, derisa në muajin gusht do të jetë në Kosovë për të udhëhequr grumbullimin e Përfaqësueses A.
Christos Marmarinos ka drejtuar në dy ndeshje Kosovën dhe ka shënuar dy fitore, ndaj Islandës dhe Luksemburgut, thuhet në njoftimin e FBK-së. /2LONLINE.com/