Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me përfaqësuesit e UNMIK-ut, Robert Pulver, Jo-Anne Bishop dhe Grupin e Grave kanë përuruar zyren e re të këtij grupi.
Kryesuesja e Grupit të Grave Azemine Maliqi, është shprehur shumë e kënaqur për mbështetjen nga ana e kryetarit Kastrati dhe nga përfaqësuesit e UNMIK-ut.
Ndërkaq, kryetari Kastrati tha se pozita e femrës në Komunën e Kamenicës është shumë e kënaqshme, duke e ditur se komuna nga qeverisja lokale udhëhiqet nga gjashtë drejtoresha femra.
“Jemi komuna e parë në Kosovë që kemi emëruar gra në gjysmën e drejtorive. Ky është hap i vogël por shumë i rëndësishëm në luftën për barazi ligjore”, tha ai.
E përfaqësuesit e UNMIK-ut thanë se janë shumë të lumtur për mbështetjen që po ua bëjnë Grupit të Grave të Kamenicës dhe se do të vazhdojnë t’i përkrahin ato edhe në iniciativa tjera të ngjashme.