Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka përuruar klinikën e rinovuar të Biokimisë. Klinika e Biokimisë deri tani ka funksionuar pa ventilim dhe profesionistët shëndetësorë janë rrezikuar vazhdimisht nga kimikatet e laboratorit.
Tani, kjo klinikë ka ventilim adekuat, pritore të re për pacientë, dhoma optimale për kryerjen e analizave etj.
Gjatë përurimit të kësaj klinike të rimëkëmbur, ministri Ismaili ka thënë se tani janë krijuar kushte optimale për punë.
“Një tjetër ditë e rëndësishme për sektorin e shëndetësisë. Klinika e Biokimisë, aty ku kryhen të gjitha analizat mjekësore, është transformuar rrënjësisht. Përmes këtij investimi do të rritet cilësia, siguria dhe vëllimi i punës. Po shohim që po krijohen klinika nëpër QKUK që janë model dhe profesionist në Kosovë kanë hapësirë të përmbushin potencialin e tyre. Pas vizitës që bëmë nuk do të ndalemi me kaq. Do të vihet aparatura tjera që do të rritet gama e shërbimeve. Po kthehet etapa e modernizimit të shëndetësisë që e e kemi prit me dekada”, ka thënë ministri Ismaili per EO