DYLON

Ismajli: Mbështetja ndaj personave me aftësi të kufizuara, është mision i madh

Ismajli: Mbështetja ndaj personave me aftësi të kufizuara, është mision i madh
Avatar photo Redaksia

Organizata Handikos në Gjilan ka prezantuar të enjten raportin vjetor të punës për këtë vit, mbi të arriturat dhe sfidat sa i përket përmbushjes së nevojave për personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë ngjarje ka marr pjesë nënkryetari, Arbër Ismajli, përfaqësues nga KFOR’i turk, sikurse edhe nga bizneset e shoqëria civile.

Fatmir Shurdhani, menaxher i kësaj organizate, theksoi se me mbështetjen e

EkoHigjiena

Komunës së Gjilanit, ka përmirësime në fushën e arsimit për këtë kategori, duke e falënderuar këtë institucion për mbështetjen me të gjitha kapacitetet e tyre.

Por, ai kërkoi që në vitin e ardhshëm të bëhet më shumë për t’iu mundësuar qasje më të lehtë personave me aftësi të kufizuara në rrugët e qytetit, sikurse edhe në institucione.

Ndënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, tha se mbështetja ndaj personave me aftësi të kufizuara, është mision i madh.

“Ta ndihmosh një person me aftësi të kufizuara, është një mision i madh që vlerësohet edhe te Zoti. Si Komunë e Gjilanit e kemi mbështetur Handikos’in me mundësitë tona. Por, jemi të vetëdijshëm që nuk është e mjaftueshme karshi nevojave të kësaj organizate. Me aq sa kemi mundësi, nuk do të lëmë guri pa lëvizë për t’i jetësuar kërkesat e Handikos”, tha Ismajli.

Njeriu numër dy i Gjilanit tha se është i lumtur me finksionalizimin e Komitetit të personave me aftësi të kufizuara.

“Një hap i madh për adresimin e nevojave për këtë kategori e kemi bërë si komunë me themelimin e Komitetit të personave me aftësi të kufizuara. Jemi zotuar publikisht dhe po e ritheksoj edhe këtu, në prezenzën tuaj, se të gjitha rekomandimet që dalin nga ky Komitet, do t’i zbatojmë”, tha ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.