Në hapësirat e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, është përuruar fusha e basketit, me një cilësi e standarde të larta të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit Amator (FIBA) 3×3.
Në këtë përurim ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, dikur edhe ai vetë basketbollist i KB Drita, i cili ka thënë se janë duke bërë përpjekje për të kompletuar infrastrukturën shkollore edhe me palstra të sportit, pajisje dhe fusha të reja. Ai ka thënë se kjo fushë është projektuar dhe ndërtuar me shumë kujdes për lojtarët e Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” dhe ajo i plotëson të gjitha standardet e nevojshme për një lojë të basketit 3×3
Kjo fushë i përmbush të gjitha standardet e nevojshme për të luajtur basketboll 3×3 në mënyrë të sigurt dhe të kënaqshme. Ajo ka një sipërfaqe të rëndësishme dhe të përshtatshme për lojën e basketbollit dhe është e ndërtuar me materiale të lartë cilësie me standarte te FIBA-as.
Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka falënderuar kryetarin e komunës për përkrahjen që po i jep arsimit dhe investimeve nëpër shkolla dhe ka theksuar se në këtë gjimnaz pos mësimit dhe të arrituarave të mëdha ka edhe sportistë të dalluar dhe se kjo shkollë ka sjell shumë vende të para në nivel komunal, rajonal dhe republikan.
Në fund është një zhvilluar një ndeshje në fushën e re të basketit 3×3, në të cilën kanë luajtur kryetari i komunës, Alban Hyseni, drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, mësimdhënës e nxënës. /2LONLINE/