Banorët e fshatit Remnik të Vitisë, nga sot do t’i kenë më afër shërbimet mjekësore, pasi që tani më është përuruar objekti i ambulantës së këtij lokaliteti.
Në përurimin e projektit të amulantës së fshatit Remnik, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, uroi banorët për këtë projekt duke shtuar se ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisjes komunale, standardizimi i shërbimeve shëndetësore për banorët e kësaj komune.
Ai ka thënë se pas Remnikut, së shpejti do të lëshohet edhe ambulanta në fshatin Tërpezë, e të vazhdohet edhe në lokalitete të tjera.
Objekti ku tani do të shfrytëzohet si punktë shëndetsor në kuadër të QKMF-së, ka qenë objekti i vjetër i shkollës, i cili me investim nga buxheti komunës, është destinuar për ambulancë.
Shërbimet mjekësore do të mund të i kryejnë jo vetëm 3 mijë banorët e Remnikut, por edhe të fshatrave përreth si Godeni, Stublla e Ulët etj.
Përurimi i objektit të ambulancës u bë me rastin edhe të ditës së shkollës fillore “Hasan Alia-Remniku”, me që rast udhëheqësit komunal vunë kurora lulesh tek bust i heroit të këtij fshati, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë, në të cilën vijojn mësimet rreth 210 nxënës.
Drejtori i shkollës, Ramadan Musliu, në fjalën e rastit tha se sivjet, dita e shkollës po shënohet në kushte të jashtëzakonshme për shkak të situatës me pandeminë, duke uruar që vitet e ardhshme të rikthehet normaliteti dhe të manifestohet me aktivitete të ndryshme. /2LONLINE.com/