Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku dhe Drejtorin e FKEE-së Driton Hetemi sot kanë përuruar punimet që janë bërë në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë.
Ky projekt që prej vlerën 117,083 eurosh ka bërë të mundur fasadimin e jashtëm të objektit, kaldanë, dritaret, ndriçimi si dhe sistemin e ngrohjes.
Në kuadër të objekteve në të cilat ka kontribuar Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë hyn edhe investimi i bërë në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë, si dhe nuk do të jetë i fundit.
Kryetari Rahimaj ka falënderuar Ministrinë e Ekonomisë si dhe FKEE-në për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe ka treguar që Komuna e Kamenicës është e hapur edhe për bashkëpunime të tjera.
Fondet të cilat shkojnë në kuadër të këtyre projekteve janë të ardhura nga Bashkimi Europian dhe kanë për qëllim aplikimin e masave efiçiente në projektet të cilat realizohen. /2LONLINE/