Ymeri tha se hapja e shtëpisë së kulturës e cila u financua nga zyra e Kryeministrit së bashku me USAID-in dhe që u ndërtua nga AED ka një rëndësi të veçantë për qytetarët e fshatit Zebincë me rrethinë.
Po ashtu projekti i dytë, kamioni i mbeturinave i financuar nga USAID-i dhe i realizuar nga EMI(Iniciativa për komuna Efektive), është shumë i rëndësishëm për komunën e Novobërdës e sidomos tash kur komuna është rritë me procesin e decentralizimit dhe qytetarët kanë nevojë për shërbime sa më të mira.
ndërsa Azza El Abd, zëvendës drejtoreshe e USAID-it tha se kjo është mënyra shumë e mirë për tu përshëndetur bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
“Është shpresa jonë që kjo veturë dhe kjo qendër e kulturës të përmirësoj mirëqenien e qytetarëve të Novobërdës. Këto janë gjithashtu simbol i angazhimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara drejt decentralizimit dhe integritetit të komunave te Kosovës|, ka thënë Azza el Abd.
Ajo tha se kjo qendër do të siguroj një fokus për shprehjen kulturore dhe vend për ndeja shoqërore e cila do të mirëmban identitetin e gjithë banorëve të Novobërdës. /2lonline/