‘Skifterat’ përtej çdo lloj koreografie më shumë se çdo atmosferë e zjarrtë sportive në tribina, ata do mbahen mend për aktivitete humanitare e solidare që jo rrallë herë bëjnë.
E mërkurja për Hajrullah Fetinci, 82 vjeçar i cili jeton i vetëm dhe në kushte të vështira financiare nuk ishte e rëndomtë.
Kjo pasi, tifo-grupi kuq e bardhë ‘Skifterat’ vendosën t’i dalin në ndihmë, duke i siguruar shumë të konsiderueshme të hollash që mund t’i shërbejnë të moshuarit, Fetinci.
Ky i fundit, u pa në një video që qarkullonte në rrjete sociale, i cili përkundër moshës së shtyrë mundohej të siguroj të të ardhura e të punoj nëpër rrugët e qytetit të Gjilanit.
E kjo video siç duket motivoi të rinjtë përkrahës të Kf.Gjilanit, duke sakrifikuar udhëtimin në Gjakovë për këtë akt human e njerëzor, derisa kanë premtuar se edhe në të ardhmen do të marrin iniciativa të karakterit të tillë.
Kujtojmë se ‘Skifterat’ një aksion të ngjashëm e patën bërë edhe në prag të Festës së Kurban Bajramit, duke mbledh mjete nga njerëzit e vullnetit të mirë, për t’i shndërruar më pas në pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Gjilanit.
Përtej futbollit, tifozllëkut dhe çdolloj aktiviteti sportiv, ‘Skifterat’ dëshmojnë edhe njëherë se të qenurit të bashkuar dhe shoqëri e shëndoshë të gjithë nga pak mund të bëjnë shumë për ata që kanë nevojë.
Në fund ata falënderuan të gjithë kontribuuesit për këtë aksioni, i cili pati kritika pozitive për solidaritetin e treguar. Ja më posht keni postimin e plotë. /Elife Sherifi/