Bazuar në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Gjithashtu, dyshohet se në Gjilan, persona të maskuar kanë kryer vjedhje të rëndë, në një këmbimore, në vlerë prej 35.000 euro, transmeton 2LONLINE.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Vjedhja e pyllit” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.
Rastet tjera me interes për publikun:
Në Gjilan, dyshohet se sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 3:45 min, persona të maskuar kanë kryer vjedhje të rëndë, në një këmbimore, në vlerë prej 35.000 euro. Për momentin të dyshuarit gjenden në arrati.