(2L ONLINE) – Është e qartë që muhabetet e kafeneve nuk paraqesin domosdo diçka që bënë lajmin. Por, këtë here ishim ulur në një tavolinë njerëz që kishim shqetësim të njëjtë për të tanishmen shikuar dhe ndërlidhur nga prizmi i asaj që ne të gjithë kishim përjetuar në lëkurat tona, kush ma pak e kush ma shumë në një të kaluar jo fort shumë të largët.
Burgun politik dhe vuajtjet e rënda nëpër ato shtëpi ndëshkuese ku punëtore sigurimi shtetërorë që nuk flisnin shqip por në të shumtën e rasteve edhe të atillë që flisnin shqip e qe besa edhe vetes i thonin shqiptar, mundoheshin të zhbënin çdo lloj ndjenje kombëtare që kishim përmes torturave që aplikonin mbi ne.
Flasim për periudhën e pasluftës së dytë botërore,që nga Tito e këndej! Tani që po flisnim nga kjo perspektivë e një kohe që ne e konsiderojmë, kohë kur ne më në fund kemi lirinë dhe shtetin tonë do duhej të ndjeheshim më komod dhe pa shqetësime të dukshme,edhe pse ne e dimë se e kaluara e rëndë ka lënë vragë. por ja që shqetësimet dhe ata të cilët kanë qenë direkt përgjegjës për shkaktimin e tyre në kaluarën na përcjellin edhe sot ,si lugetër edhe në ditët që ne i konsiderojmë si ditë lirie.
Sabit Rexhepi kryetar i shoqatës se ish përndjekurve dhe të burgosurve politik për Gjilan si dhe vet ish i burgosur na rrëfen për një ngjarje të pazakontë për ditët tona që i kishte ndodhur atij, pak a shumë kështu.
“Morëm një taksi nga ato të shërbimeve të shumta këtu tek ne, me një shokun tim për të shkuar në një restorant në periferi të qytetit. Gjatë udhëtimit, në një moment taksisti hapi smart telefonin e tij dhe çka me pa na doli Tito, gjerë e gjatë në ekranin e telefonit të tij. Pas kësaj unë e pyeta taksistin shton z.Rexhepi: Tito ishte ai?! Po, Më tha dhe filloi arsyEtimin e tij nostalgjik për atë kohë duke mos ditur se pikërisht në makinën e tij kishte njerëz që kishin përjetuar torturat më të egrat nëpër burgjet e këtij shteti që udhëhiqej mu nga ky njeri që taksisti mbante fotografinë e tij dhe thurte elozhe për të.
Tani të mos e dish se njerëzit në epokën e sundimit të tij, për një fjalë goje ishin burgosur dhe ishin dënuar me burg të rëndë dhe qe besa ishin zhdukur në ndonjë natë të errët pa lënë as një gjurmë, është injorancë e llojit të vet.
Në bisedë ndërlidhet edhe Elmiu, po ashtu një ish i përndjekur dhe i burgosur politik në ish Jugosllavi, i cili për të i shpëtuar përndjekjeve të mëtutjeshme kishte ikur fshehtas jashtë kufijve që më pastaj të vendoset me ndihmën e vëllait të tij Ibrahimit në Zvicër ku jeton edhe sot.
Ai thotë: “Çka është ma e keqja njeriu mendon se tani më jemi liruar nga ai ankth e kur vjen në vendlindje takon gjithandej njerëz të cilët në ato kohë na kanë shkaktuar dhimbje të mëdha e të cilët tani respektohen sikur të ishin ata të cilët kanë ba gjithçka për këtë vend e jo ne”! Bile të tillë hasë edhe nëpër institucione shtetërore”.
Në këto fjalë ndërlidhet zoti Rexhepi i cili thotë se përveç tjerash një ndër shqetësimet e anëtarësisë së shoqatës së ish të burgosurve është pikërisht edhe kjo. Paramendo, thotë ai ti shkon në ndonjë institucion shtetëror për ndonjë shërbim institucional dhe ai që duhet të mbarojë punë aty është mu ai që në kohen e Titos apo Millosheviçit të kishte maltretuar, burgosur e edhe dënuar e çka jo!
Ky është një shqetësim që ne na brengosë ne shumë thotë ai. Ku është këtu drejtësia, shteti, Liria. Ku dinjiteti kombëtarë. U pajtuan të gjithë, njeriu që ka përdorur dhunë njëherë qenka kthyer në humanist tani!? Jo s’ka mundësi .Simbiozë ma të çuditshme pas një lufte çlirimtare nuk mund ta gjesh gjetkë përveç se këtu te ne! Për hir të kujt dhe të çka-hit është bërë kjo simbiozë, një zot e di!
/Xhelil ARIFI /2L ONLINE/