Kemi rini të jashtëzakonshme në Gjilan. Rinia është shumica. E njeh kompjuterin e gjuhën angleze.
Ne zotohemi se, në mbi 40 fshatrat e komunës sonë, gjegjësisht në kryefshatrat ku gravitojnë fshatrat përreth, p.sh., në Zhegër, Cërnicë, Miresh, Livoç, Bresalc etj., përveç Qendrave Kulturore, do të bëjmë nga një Qendër Kreative, ku do të investojmë në blerjen e disa kompjuterëve, angazhimin e një trajneri që mëson fëmijët e zonës, për programerë, IT, inxhinieri të rrjetave, kodim etj. Për programerë, është më mirë për tregun e punës, kërkohen shumë kudo, si dhe shumë shpejt, qasen direkt në tregun e punës, ndërsa për rrjetat, duhet specializim edhe më i gjatë.
Do të bashkëpunojmë edhe me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Gjilanit, që studentët e mrekullueshëm të punësohen dhe të japin kontributin e tyre profesional për komunitetin. Përfundimisht, do të bëjmë diçka të madhe, për rininë e Gjilanit. T’i trajnojmë në fushën e drejtimeve që punojnë me telework, në tregun global dhe të konkurrojnë bashkë me punonjësit e rinj të nënkontinentit të dashur indian, për korporatat më të rëndësishme amerikane e botërore.
Përpjekjet nuk do të na mungojnë, sepse duam dhe duhet të bëjmë shumë më shumë për rininë e Gjilanit.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/