/2L ONLINE/ – Me aktivitetet e kësaj të shtune, është përmbyllur manifestimi kulturor tradicional “vjeshta letrare e Gjilani”, duke u vlerësuar se është një ngjarje kulturore me vlerë që po i bënë nderë Gjilanit si nikoqir, dhe meritor për këtë u vlerësuar organizatori Ars Klubi “Beqir Musliu”.
Aktivitetet përmbyllëse të këtij manifestimi ishin përurimi i librit me po ezi të Selvete Abdullahut “Baladë e humbur” si dhe me prezantimin e librit për Ibrahim Kadriun, “Qasje veprave të Ibrahim Kadriut” (nga autorë shqiptarë dhe të huaj) i përgatitur nga Dr Labinot Berisha, e që u botua në kuadër të shënimit të 70 vjetorit të lindjes së autorit.
Për veprën e Selvete Abdullahut “baladë e humbur” u tha se është realizim dhe reflektim i përditshmërisë sonë. Autorja me këtë vepër i kthehet përsëri fushës së letërsisë me vëllimin e dytë poetik, “Baladë e humbur”, vepër e botuar nga Shtëpisë botuese “Beqir Musliu” në Gjilan, ndërkohë që veprën e saj e parë “Emërtimi i ditës së nesërme”, ishte botuar 12 vite më parë.
Dhe ky rikthim u vlerësua i suksesshëm nga referuesit pasi ky vëllimi i ri i saj poetik me poezi të renditura në pesë cikle, përmban tematika të ndryshme ku në të gjitha këto poezi shprehet fryma lirike në suaza të përjetimit artistik e real, Vëllimi “Baladë e humbur” u tha se ka arritshmërinë e realizmit artistik në suaza të prekjes, e përjetimit të gjërave në konkretizimin e vargut si rezultat i qëndrimit objektiv, të motimivimit për të arritur tek universalja ekzistenciale.
Ndërsa në aktivitetin tjetër që edhe shënoi ngjarjen e fundit të këtij edicioni të “Vjeshtës…”, u prezantua libri për Ibrahim Kadriun, “Qasje veprave të Ibrahim Kadriut” (nga autorë shqiptarë dhe të huaj) i përgatitur nga Dr Labinot Berisha, e që u botua në kuadër të shënimit të 70 vjetorit të lindjes së autorit.
Nga referuesit u tha se ky libër mirëpritet dhe përbën një vlerë të veçantë ndërsa në të ka shkrime që degëzohen n recensione, punime dhe studime monografike, përmes të cilave, nga njëra anë dëshmohet pasurimi dhe ngritja e krijimtarisë letrare artistike të autorit, dhe nga ana tjetër edhe evoluimi i vet autorëve që shkruan për veprën e Kadriut në periudha të ndryshme.
E hise për të bërë mbylljen solemne të edicionit të sivjetmë të “Vjeshtës letrare të Gjilanit” i ra Sabit Rrustemit, drejtues i Ars Klubit “Beqir Musliu”, i cili tha se ka qenë një vit i begatë edhe i Klubit me botime dhe edhe i ngjarjeve kulturore të organizuara, si dhe shpalosi edhe synimet për vitin 2016, duke bërë të ditur edhe plotësimet e Këshilli Drejtues të Ars Klubit “Beqir Musliu’ edhe me katër anëtarë të rinj, Fatushe Haliti, Zija Idrizi, Gjylshen Berisha e Lirijon Kadriu, si dhe u propozua Kryesia e re prej 11 anëtarësh (shih listën më poshtë), anëtarët e rinj të Ars Clubit “Beqir Musliu” ( shih listën më poshtë) si dhe anëtarët e Nderit të këtij asociacioni shkrimtarësh me seli në Gjilan ( shih poashtu Listën më poshtë), të cilët formalisht do të miratohen dhe nga Këshilli Drejtues ku do zgjidhet dhe Kryetari, Nënkryetari dhe sekretari I Ars Clubit “Beqir MUsliu” për mandatin vijues katërvjeçar.
Përndryshe Rrustemi ka thënë se për vitin 2016, mbesin të zhvillohen dhe përsosen mëtutje veprimtaritë tashmë që kanë krijuar identitet kulturor e letrar: ÇMIMI LETRAR “BEQIR MUSLIU”, “TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”, “VJESHTA LETRARE E GJILANIT”, ruajtja dhe krijimi i urave lidhëse letrare me klube shkrimtarësh e vendesh të ndryshme, afrimi, afirmimi, shpërfaqja dhe përurimi i vlerave të mirëfillta letrare.
Po ashtu edhe bashkëpunimi dhe bashkëpjesëmarrja në manifestime të mëhershme që tashmë kanë një traditë të gjatë si “Flaka e Janarit”, “Takimet e Dom Mikelit”, “Muza e Agimit” ,”Takimet letrare të Karadakut”,“Flakadani i Karadakut”, “Pranvera poetike durrësake” e,“Trirema poetike e Jonit” etj.
Pastja të vazhdohet me revistën letrare – kulturore AGMIA si dhe botimet letrare përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”. Viti 2016-t, shënon dhe 20 vjetorin e shkuarjes në amshim të emblemës sonë të Klubit e të modernitetit shqiptar, Beqir Musliut, që do të shënohet me një serë veprimtarish letrare.
Këshilli drejtues i Ars Clubit “BEQIR MUSLIU”
Nazmi Musa
Fatushe Haliti
Ilmi Musliu
Sadete Tërnava – Osmani
Gjylshen Berisha
Zija Idrizi
Lirijon Kadriu
Kryesia e re e Ars Clubit “BEQIR MUSLIU”
Nexhat Rexha
Albina Idrizi
Rrahim Sadiku
Ramadan Mehmeti
Naxhije Gashani
Tahir Arifi
Sarë Gjergji
Arsim Halili
Linditë Ramushi Dushku
Muhamet Halili
Sabit Rrustemi
Anëtarët e rinj të Ars Clubit “Beqir Musliu”
Muhamet Halili
Edona Haliti
Baki Krasniqi
Xheladin Rexhepi
Drita Fejza
Skender Berisha
Selvete Abdullahu
Nuhi Sadiku
Naim Fetaj
Ahmet Osmani
Antarë Nderi të Ars Clubit “Beqir Musliu”
Anton Nikë Berisha
Ibrahim Kadriu
Prend Buzhala
Hasan Bunjaku