Nënoficerët janë shtylla më e fort profesionale e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Komanada e Doktrines dhe Stërvitjes po vazhdon edukimin profesional të nënoficerve për të qenë të aftë, të përgatitur, të gatshëm për sfidat e nesërme.
Gjeneral Dreshaj me grupin Komandues dhe Komandantin e shkollës së nënoficerve moren pjesë në ceremoninë e diplomimit të 24 nënoficerve të lartë të gjeneratës së gjashtë 06/23. Komananti i KDS-se theksoi rendësinë e nënoficerve në ushtri , njëkohësisht ju rikujtojë “Mos e humbni besimin dhe inspirimin të vartësit tuaj” FSK ju ka dhënë autoritetin, ndërsa ju duhet të ktheni atë në llogaridhnje kërkoj nga të gjithë të sa po diplomuarit që nënoficerët të jenë mentoruesit, këshilluesit dhe trajnuesit kryesor për ushtaraket e rinj.
KDS është e përkushtuar dhe profesionale për të zhvilluar udhëheqës me karakter dhe të motivuar për të ndihmuar Njesitet Luftarake në përmbushjen e misionit kushtetues. /2LONLINE/