Për tre ditë kanë vazhduar aktivitetet e manifestimit tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2024”, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit. “Jemi të nderuar që bëhemi pjesë e tubimit “Ditët e Agimit”, tashmë çdo vit nga 1, 2 dhe 3 maj”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, shtoi se bashkë me qindra pjesëmarrës, shënuan përmbylljen e këtyre ditëve për vitin 2024.
“I lindur në vitin 1963, i përjetësuar me 11 prill 1999, Agim Ramadani, Heroi i Kombit, për familjen, bashkëluftëtarët e gjithë kombin tonë mbetet i përhershëm e kujtimi për të i pashuar. Lavdi dëshmorëve të kombit. Lavdi Heroit të Kombit Agim Ramadani “KATANA”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Manifestimi ka nisur me 1 maj në Zhegër me aktivitetin “Edhe me sport e kujtojmë Agimin” ku është realizuar turnir në futboll të vogël.
Pastaj ka vazhduar me “Flakadanët e Lirisë”, kushtuar 114 dëshmorëve në Koshare.
Aktivitet kanë vazhduar edhe ditën e dytë: “Muza e Agimit”, me poezi për Heroin Agim Ramadani,nga poetët e trojeve shqiptare.
Derisa ditën e tretë udhëheqësit e komunës, kuvendit, zyrtarë të tjera institucioneve e qytetarë, bënë homazhe te Shtatorja e Heroit Agim Ramadanit- Katana nê Gjilan.
Pastaj është kremtuar “Dita e shkollës” dhe ditëlindja e Agim Ramadanit.
Derisa pasdite në Zhegër aktovitet u përmbyllen me tubimin qendror “I këndojmë Agimit”, ku performuan yjet e estradës. /2LONLINE/