Në Kamenicë, sonte është paraqitur shfaqja e fundit në kuadër të Festivalit të Teatrove me titull “Cilën ta zgjedh?” me regji të Hafize Ramadanit.
Në fund është bërë edhe shpallja e fituesve si vijon:
Vendi i parë-Drama me titull “Nëna” nga Teatri “Osman R. Gashi” nga Klina,
Vendi i dytë-Shfaqja “Vëllazëri e Interes” nga Teatri “Aleksandër Moisiu” nga Kamenica,
Vendi i tretë-Shfaqja “Kuvendi i Kafshëve” nga Teatri ‘Kaqurrelat” nga Skenderaji,
Aktori më i mirë-Ali Mehmeti,
Aktorja më e mirë-Agnesa Vishaj,
Aktorë që premtojnë-Erina Sahiti dhe Lis Maliqi.
Kjo përzgjedhje është bërë nga juria profesionale e përbërë nga: Selman Jusufi (Kryetar jurie), Halit Barani (anëtar) dhe Fitore Jashari (anëtar). /2LONLINE/