Koalicioni Demokracia në Veprim në konferencën e parë për media kanë raportuar për disa parregullsi në procesin zgjedhor 2014. Ata kanë raportuar për një incident në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë, ku sipas tyre, ka pasur një përleshje mes komisionarëve, ku është dashur të ndërhyjë Polica e Kosovës.
Vëzhguesit e Demokracia në Veprim po ashtu bëjnë të ditur se janë raportuar 36 raste ku është parë prezencë e materialit propagandues të subjekteve politike në diametrin prej 100 metra nga qendra e votimit.
Po ashtu janë raportuar edhe raste të personave të paautorizuar në qendra të vendvotimit dhe në disa qendra zgjedhore ka munguar materiali sensitiv.