Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të regjistruar në Gjilan ku janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete.
Sipas policisë, dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe atyre u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.