Me rastin e 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Kemajl Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të institucioneve komunale, partive politike, përfaqësues të policisë, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve, kanë bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti dhe kanë vendosur kurora lulesh, në varrin e heroit të kombit Kemajl Azizi. /2LONLINE/