Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Safet Rexhepi, udhëheqës komunal të Vitisë, në krye me kryetarin Sokol Haliti, përfaqësues të OVL- UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Viti dhe të tjerë, kanë bërë sot homazhe në varrin e këtij dëshmori, në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Homazhe ka bërë edhe një delegacion i shkollës nga fshati Zhiti që mbanë emrin e këtij dëshmori.