Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Safet Rexhepi, udhëheqës komunal, në krye me Kryetarin Sokol Haliti, përfaqësues të OVL- UÇK-së, familjeve të dëshmorëve e qytetarë të tjerë, bënë homazhe në varrin e këtij dëshmori, në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Ndërkaq sot në fshatin Zhiti do të mbahet edhe dita e shkollës që mban emrin e dëshmorit Safet Rexhepi.