Vitia vazhdon me vizita mjekësore në të gjitha shkollat e saja

Vitia vazhdon me vizita mjekësore në të gjitha shkollat e saja

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë vazhduar sot me programin e vizitave mjekësore në shkollat e kësaj komune.

Me këtë rast stafi mjekësor i QKMF-së, ka bërë sot kontrolla mjekësore me nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” në Viti. Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim në Viti, bëri me dije se ky projekt po vazhdon edhe gjatë këtij viti por me format tjetër.

Ajo tha se vizita të tilla mjekësore do të bëhen në të gjitha shkollat e kësaj komune, kryesisht me nxënësit e klasave të pesta dhe më këtë sipas saj synohet që të kenë një kujdes të veçantë për nxënësit e kësaj komune.

Ndërkaq, drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili i njoftoj nxënësit rreth kontrollova rutinë mjekësore, përfshirë këtu edhe nga stomatologu i kësaj qendre mjekësore.

Ajo tha se këto kontrolla do të bëhen në anonimitet të plotë dhe me pëlqimin e prindërit apo kujdestarit. Përndryshe vizitat të tilla mjekësore nga stafi i QKMF-së së Vitisë, do të bëhen këtë vit vetëm me klasat e pesta, ku do të maten 30 parametra shëndetësorë si dhe kontrolla detale e dhëmbëve .

Vizita e rregullt sistematike planifikohet të bëhet në vazhdimësi, duke përfshirë edhe nxënësit e klasave të para dhe të nënta në të ardhmen.

Sot nxënësit vitias i ka vizituar edhe Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu.

KOMENTE