Në përvjetorin e 22-të të rënies së dëshmorit të kombit, kolonel Rashit Mustafa, i njohur në luftë si “Komandant Karadaku”, janë bërë sot homazhe tek varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Homazhe tek varri i kolonel Rashit Mustafës, bënë udhëheqës të Institucioneve komunale e Institucioneve të tjera, policisë, OVL të UÇK-së, shoqatës së familjeve të dëshmorëve, subjekteve politike e qytetar të tjerë.
Rashit Mustafa u lind në Lubishtë të Vitisë, ndërkaq kishte të kryer akademinë ushtarake në Kroaci, ku edhe ishte pjesë e Gardës Kombëtare Kroate deri në përfundim të luftës atje.
Ndërsa në qershor të vitit 1998, inkuadrohet në luftën në Kosovë ku edhe formoi Brigadën “Skënderbeu”, të cilën edhe e komandoi gjatë luftës. /2LONLINE.com/