Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Nijazi Azemi- Komandant Mjekra, sot janë bërë homazhe pranë varrit në tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Këtyre homazheve i ka prirë Kryetari I Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, por gjithashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftuar të tij nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe shumë të tjerë të cilët e nderuan Komandant Mjekrën.
Përndryshe Nijazi Azemi-Komandant Mjekra ka rënë heroikisht me datën: 26.03.2001 si dëshmorë nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë (UÇPMB).
Çdo vit në Komunën e Vitisë për nder të tij organizohet Manifestimi “Flakadani i Karadakut” i cili karakterizohet me aktivitete të ndryshme kulturore e sportive.