Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi në profilin e tij, ka bërë me dije se bashkë edhe me një pjesë të drejtorëve komunalë, i nderuan familjaret e martirëve në Karadakun legjendar, në 20-vjetorin e vrasjeve makabre të civilëve të pafajshëm shqiptarë, nga ana e forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe.
Ja postimi i tij i plotë:
Miq!
Bashkë me një pjesë të drejtorëve komunal, në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri në 20-vjetorin e vrasjeve makabre në Karadakun legjendar, nderuam familjet heroike: Kadriu, Tahiri, Haziri, Idrizi, Mustafa, Isufi, Ukshini dhe Rrustemi!
Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e familjeve të mëdha që kanë dhënë më të dashurit e tyre për çlirimin e Republikës janë të pavdekshëm e hyjnore.!
Arber R.Ismajli