Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, në 21 vjetorin e Betejës së Marecit kanë kujtuar të rënët në këtë betejë, duke bërë homazhe tek përmendorja e tyre.
Kastrati ka thënë sepër shkak të situatës së krijuar nga panedemia COVID-19 nuk kanë mundur t’i nderojnë siç e meritojnë dëshmorët.
“Pandemia na e pamundësoi t’i nderojmë ashtu siç e meritojnë, por sot bashkë me ish komandantin e Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kujtuam sakrificën e pishtarëve të lirisë, në 21 vjetorin e Betejës së Marecit. Lavdi”, ka thënë ai.
21 vite më parë ranë në altarin e lirisë dëshmorët e atdheut: Arsim Isufi, Shemsi Isufi, Ahmet Mehmeti dhe Ramadan Kastrati.