Në 20-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave, Lubishtë dhe Smirë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, në krye me zv. kryetarin, Hasan Aliu, kanë vendosur kurora të luleve për të përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve ë cilët ranë për lirinë e Kosovës.
Homazhe sot bënë edhe shumë qytetarë, përfaqësues të partive politike. Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizma të tjerë.
Përndryshe pritet që përfaqësuesit e Komunës së Vitisë të marrin pjesë edhe në aktivitet që do të shënohen për nder të këtyre dëshmorëve në fshatrat Smirë e Lubishtë.