Taip Zeka ishte personi më prezentues i Ilegales në anën tonë. Po e përkujtojmë Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, Dega në Gjilan, Kryesia, -për të ruajtur përgjithmonë Kujtimin për bacën Taip!
Femi Halimi, sekretar i Degës
Nga kujtimet vjen edhe njerëzia dhe vlerat njerëzore, e kush mbetet në kujtim për mirë e mbarë, është vlerë që mbahet e ruhet për kombin e për gjith njerëzit tanë.
Baca Taip, ishte në Veprimtarinë Ilegale gjithë rininë e tij, por veçmas pas vrasjes së vëllaut të tij, Heroit të Kombit –Kadri Zekës, më 1983. Sigurimi i Shtetit atëherë e arrestuan, ku baca Taip qëndroi në burg deri në vitin 1989. Nga jeta e itj në burg na tregoi vetë, sa ishte me ne, veçanërisht sa mbajti një lokal kafiteri në holin e teatrit të Qytetit.
Aty mblidheshim shumë ish të burgosur politikë, për hatër të tij, ditën e natën, e kalonim kohën më të mirë me të, me shumë kënaqësi! Baca Taip, ishte shumë i këndshëm në ndejë, mu ashtu si ishin burrat në zë të odave doherë! Lokali edhe ishte një lloj ode, ku vinin e rrinin të gjithë që e kishin në zemër çështjen e atdheut! Ashtu musafirët e shumtë ishin të tillë dhe bisedat zakonisht ishin atdhetare, por edhe me shumë humor e barcoleta, çfare baca Taip dinte shumë! Dinte dhe mundëte baca Taip të ishte shumë serioz dhe përnjëherë shumë i këndshëm e i lirë, me shumë humor! Ishte e çuditshme se ku i gjente fjalët e figurshmëritë krejt artistike në thënie, në fabula e anekdota, sipas rastit!
Nuk kishte kush të mund të gëzohej a hidhërohej pa i dhënë leja baca Taip, -ashtu si kërkonter ai vetë. Kurse për burrërinë thoshtre se burri bëri çka bëri, nuk guxon të mbyllet, porse duhet dosido në çfarëdo rrethane burri të del dhe të folë, të komunikon dhe të kërkon marrëveshje! Ishte shumë serioz për kohë të gjatë, por mandej kthehej me humro, mahia të radhës me të cilat e bënte të këndshme dhe të çmueshme ndejën!
Baca Taip kishte vuajtur shumë në burg, prej burgut të Gjilanit e deri tek Burgu Qendror famëkes i Beogradit (CZ), ku ata që shkonin rrallë ndonjëri dilte gjallë. Baca Taip nga mundimet e burgut, veçmas të Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit, humbi shëndetin dhe me vite pati një minimum peshe trupi dhe funksionesh jetike. Humbi në burg një veshkë dhe kishte shumë probleme jete të trupit, i cili i qëndroi gjithë asaj hetuesie të tmerrshme me vite e vite.
Ishte por fuqia e frymës së tij të jetës, që i përtëritej vazhdimisht dhe gjithë atë që e humbëte, i vinte sërish dhe e këndellte, sikur mos t’i kishte ndodhë gjë! Qëndrimi i veçantë i tij para njerëzve, burrëror e njerëzor, veçmas atdhetar, mbeti shembull për të gjithë, për mirë e mbarë dhe për model karakteri!
Baca taip ishte pjesëtar dhe anëtar i të gjithas organizimeve politike e ushtarake në anën tonë, qëprej veprimtarisë demokratike para luftës e deri tek anëtarësia në UÇK, UÇPMB, e organizma tjerë të veprimtarëve për çështjen kombëtare në Kosovë dhe gjetiu. Tek baca Taip vinin pas luftës, në lokal të kafiterisë veçmas, veprimtarë e atdhetarë nga të gjitha viset shqiptare dhe baca Taip ishte për të gjithë pikë bashkimi në çdo aspekt.
Kurrë nuk harroj një bisedë me të, në orët e vona të natës në lokal të tij, në kafiteri! Ishim vetëm unë e ai. Më tha:”Ndëgjo baco! Nëse je në zor ndonjiherë për pare, a për armë, -nëse të ngucë kush a të bon llaf kush, a të kërcnon, -nëse nuk vjen e më trgon mue, -hatri shumë më jet”!…Kurrë nuk i erdhi puna të ngushtohesha për ato që më tha baca Taip, por më mbet në kujtesë njerëzia e tij e thellë, dhëmbshuria njerëzore, mëshira, dashuria për njerëzit, drejtësia, bëmirësia, e tjera! E ndjeva vetën jashtëzakonisht mirë, me mendjen se ja kishte dikush që po mund të ishte një shpresë në vështirësi, njëmend!…
Këtë ditë kur po e kujtojmë bacën Taip, të para gjashtë viteve, duam të mbajmë në mendë e zemër bacën Taip, pasise na duhet, -sepse vetëm me mbamendje për veprat e mira e njerëzit e mirë e të sakrifikuar për atdhe e për ne, mbahet vlera e njeriut. Përderisa të kujtohen njerëzit si baca Taip, do ketë edhe liri, sigurisht, sepse liria jeton vetëm në kujtesën tonë të gjykimit të drejtë, për mirë!
Kryesia e Degës së SHBPK –së, Gjilan