Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Atdheu është koncept më i gjerë se vet jeta, dhe dëshmorët e rënë për lirinë e vendit janë prova që përjetësia u takon vetëm guximtarëve, trimave si Major Muharrem Ibrahimi, bashkëluftëtari që dijen prej ushtaraku, forcën e rininë ia fali këtij vendi.
”Ai iu bashkua rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të luftuar herokisht deri në frymën e fundit, deri më 21 prill të vitit 1999, kur në nje dyluftim masiv me forcat ushtarake dhe policore serbe në Marec, bie në altarin e lirisë por jo në robëri. Shpirti i tij i lirë nuk mund të bënte kompromis përballë shtypjes dhe gjenocidit. Ai ndërroi jetë por vepra e tij u bë e pavdekshme”, ka thënë ministri Maqedonci.
Ai ka bërë me dije se, sot në shtëpinë e dëshmorit, u priti nga Florenti, djali i dëshmorit Major Ibrahimit, që nga i ati kishte trashëguar fisnikërinë e tij dhe atdheun e lirë.
“Mirënjohje pafund për familjen Ibrahimi dhe gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit. Lavdi!”, ka thënë Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. /2LONLINE/