Skuadra e futbollit, SC Gjilani, të mërkurën me 25 korrik do të udhëtojë për në Maqedonisë ku do t’i zhvillojë përgatitjet e fazës finale për edicionin e ri garues të Superligës në futboll.
skuadra gjilanase gjatë qëndrimit në Mavrovë ka paraparë të luaj edhe miqësore ku fillimisht do të ndeshet me skuadrën e Vëllazërisë nga Kërçova, takim ky që do të luhet më 27 korrik, bëhet e ditur nga klubi kuq e bardh.
Ndërsa, dy ditë më vonë, Gjilani do ta zhvillojë ndeshjen e dytë kundër skuadrës Teuta nga Durrësi, ndeshje kjo që zhvillohet në Ohër dhe fillon në ora 17:00.
Gjilani gjithashtu është në kërkim të kundërshtarëve të tjerë edhe për miqësore tjera me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për edicionin e ri.