Organizata Kosova Gilan Bursasporlu Taraftarlar Dernegi dhe Rinia Progres i Zhvillimit në bashkëpunim me Organizatën LIZA-R përfunduan me sukses fazën e parë të trajnimit në lidhje me Hartimin e Projekteve, Planeve të Biznesit, Kumunikim Efektiv, Media dhe Lidership, në këtë trajnim kanë marrur pjesë 42 pjesmarrës të cilët në fund u çertifikuan për pjesmarrjen e tyre.
Mensur Morina ligjerues i organizimit shprehi mirënjohje për Ministrin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve e cila në menyrë permanente po e përkrahë rininë dhe sektorin e rinisë në fuqizimin, integrimin dhe involvimin e saj në procese vendimarrëse, po ashtu shprehi mirënjohje edhe për organizatën studentore “Rinia Studentore Kadri Zeka” në Gjilan me Kryetar Ardian Bajramin.
Në këtë event i pranishëm ishte edhe Drejtori i Departamentit të Rinisë, pranë Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit z. Xhevat Bajrami i cili falenderoj organizatat dhe inkurajoj të rinjtë që të marrin pjesë në aktivitetet e ofruara nga Organizatat e Shoqërisë Civile, po ashtu njoftoi me programet që ofron Ministria duke i mbeshtetur ata që të integrohen në tregun e punës dhe i ftoi të aplikojnë në fondet e Ministrisë me projekte te tyre konkrete duke i përfshirë të gjitha programet e saj, në veqanti atë të ndërmarrësisë.