Forumi i Komunitetit për Interes Publik (CFPI) në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës ka renovuar fushën sportive të Parkut të qytetit të Kamenicës, pasi që kjo hapësirë është vlerësuar si një nga hapësirat më të rëndësishme për interes publik, veçanërisht për rininë multietnike të Kamenicës.
Në këtë fushë, puna në terren u përfundua me sukses dhe u realizua renovimi i kësaj hapësire rekreative-sportive, e cila tani është gati për të përdorim nga të gjithë komunitetet në Komunën e Kamenicës, thuhet në njoftimin e komunës.
Projekti Nxitja e bashkëpunimit dhe pajtimit ndëretnik (FIERC), financohet nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane (German Embassy Pristina). /2LONLINE/