Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë, ka përfunduar fushatën “Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.
Me rastin e muajit tetor, i cili konsiderohet si Muaji Ndërkombëtar në Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) pranë Drejtorisë së Administratës, ka realizuar aktivitete simbolike sa i përket Parandalimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore me moton: ‘’MOS HESHT, BËJ DIÇKA, NDAL TRAFIKIMIN ME NJERËZ”.
Duke e marrë parasysh situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, nuk ka qenë e mundur të realizohen të gjitha aktivitetet e planifikuara.
Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli-Kastrati, theksoi se fushata “Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, në komunën tonë nuk zgjat vetëm një muaj por gjatë tërë vitit.
“Fushata kundër trafikimit të qenieve njerëzore” dhe dukurive negative në komunë e Kamenicës nuk zgjatin një muaj, por NJKDNJ-ja në bashkëpunim me akterët tjerë institucional organizon aktivitete gjatë gjithë vitit. Synimi ynë është që sado pak të kontribuojmë në parandalimin e këtij fenomeni. Falënderojmë të gjithë akterët institucional dhe OJQ-të, të cilët ndihmuan në realizimin e këtyre aktiviteteve”, shtoi Demolli-Kastrati.
Gjithashtu, Ministria e Pushtetit Lokal, përmes një e-maili, ka përgëzuar dhe ka marrë si shembull Komunën e Kamenicës, për aktivitetet e realizuara për fushatën “Kundër trafikimit të qenieve njerëzore”. /2LONLINE.com/