Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka përfunduar rrugëtimin e tij në Lojërat Evropiane të Minskut.
Në këto lojëra ku Akili po garonte në kategorinë deri në 73 kilogramë, ai ka shënuar një fitore në raundin e dytë, për tu ndalur më pas në raundin e tretë.
Pasi mposhti xhudistin nga Bjellorusia me IPPON, Akili do të përballej në raundin e tretë më garuesin Grek, Azoidis.
Georgios Azoidis arriti ta ndalte kosovarin duke e mposhtur me IPPON.