Ka përfunduar e qetë protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën pjesë mijëra qytetarë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , ka në fjalën e tij në para protestuesëve ka thënë se populli nuk duhet t’i nënshtohet një njeriut.
Ai ka folur lidhur me idetë e Thaçit për të bashkuar Luginën e Preshevës me Kosovën që për LV-në po përkthehet në shkëmbim të territoreve.
“Thaçi asnjë cent nuk ia dha Luginës së Preshevës. Nuk pranojmë kthim në kohën e Rankoviqit. Nuk pranojmë që për katër fshatra të Bujanocit e shtatë fshatra të Preshevës ta japim Ujmanin e Trepçën”, ka deklaruar Kurti.
“Aq shumë e duma Kosovën Republikë, aq shumë e duam Kosovën Lindore, aq shumë e duam Shqipërinë sa që për asnjë kusht e asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi këtij njeriu. Kjo protestë nuk është as për elektorat as për vota. Në zgjedhje është pushteti në pyetje, por sot është shteti në pikëpyetje. Serbisë borxh nuk i kemi, dhimbje e kompromise të reja nuk pranojmë”, ka thënë Kurti…
Për më tepër:
Burimi: Epoka e re