Komuna e Kamenicës ka përfunduar deratizimin e bodrumeve të 15 banesave kolektive në Kamenicë.
Qëllimi i këtij deratizimi ishte asgjësimi i brejtësve të ndryshëm, pasiqë ky ishte një shqetësim i banorëve.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është shprehur i lumtur që shqetësimet e qytetarëve po gjejnë zbatim dhe zgjidhje.
“Në bodrumet e 15 banesave kolektive në Kamenicë, është bërë deratizimin i këtyre hapësirave për asgjësimin e brejtësve. Në këtë vit, kemi realizuar dezinfektim, dezinsektim hapësinor e së fundmi edhe deratizimin. Shqetësimet e qytetarëve tanë po i zgjidhim një nga një. Falënderoj komisionin mbikqyrës që vazhdimisht janë në terren bashkë me ekipet!”u shpreh mes tjerash Kastrati. /2LONLINE.com/