Kanë përfunduar punimet në këndin e lojërave në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës, afër shkollës fillore “Avni Rrustemi”.
Këndi i lojërave është financuar nga organizata “LDS Charities” dhe ka koston 3,500 euro, ndërsa rregullimin i terrenit është bërë në mënyrë vullnetare nga komuniteti i fshatit.
Tani fëmijët përveç që mund t’i vizitojnë elementet për zbavitje, aty kanë të vendosur edhe një tabelë për ping-pong, lojë/sport rekreativ, i cili zhvillon aftësitë e tyre dhe ndërvepron me të gjitha shqisat.
Komuna e Kamenicës falënderon donatorin dhe fëmijëve iu dëshiron argëtim të këndshëm në këtë kënd të lojërave.